Vdekja e Whitney Hosuton, gjashtë vite më parë, i preku të gjithë. Këngëtarja vazhdon të përmendet ende edhe sot për muzikën që nuk vdes kurrë. Pas vdekjes, në trupin e saj i'u gjet kokainë edhe pse më parë është fajësuar ish bashkëshorti i saj, Bobbt Brown për gjendjen shëndetësore të këngëtares.
Por një dokumentar i ri ka zbuluar detaje tronditëse për jetën e Hosuton. Regjisori Kevin McDonald i lë të gjithë pa fjalë, kur në film zbulon se Whitney në fëmijëri është abuzuar seksualisht nga kushërira e saj.
Këtë e ka thënë këngëtarja dhe asistentja e amerikanes, Mary Jones, në filmin “Whitney”. “Ajo më shikoi në sy dhe më tha “Maria, më keqtrajtonin kur isha e vogël, por nuk ishte mashkull, ishte një grua”. Ajo më kërkoi të mos i tregoja nënës së saj, sepse besonte se do të bëhej agresive kur të kuptonte se kush ishte”, -tha Jones.
Abuzimi thuhet se ndodhi kur Whitney ishte midis moshës 7 dhe 9 vjeç, ndërsa thuhet se e ka bërë Di Vorvik, e cila vdiq në vitin 2008.