Ky është 21 vjeçari Edmir Nilaj nga Malësia i Madhe i cili është duke luftuar për jetën.
Sipas informacioneve një ngjarje ka tronditur fshatin Beltojë të njësisë Bërdicë, rreth orës 3.35 të natës ku Nilaj pasi është dhunuar është qëlluar me një plumb në kokë.
Policia deklaron se i dyshuar për këtë ngjarje të rëndë është shtetasi Admir Dekovi.
Mësohet se konflikti ka nisur në një lokal natë me muzikë live ku viktimës i ka humbur telefoni dhe ka nisur të debatojë më personat që gjendeshin në tavolinën ngjitur me të.
Aty është afruar autori i dyshuar i plagosjes Admir Dekovi i cili punonte si bodiguard. Më pas të gjithë bashkë kanë dalë jashtë lokalit në oborr duke vijuar konfliktin. Në një moment Edmir Nilaj dhe Admir Dekovi janë konfrontuar fizikisht derisa Dekovi dyshohet se ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë dhe po ashtu e ka goditur 21-vjecarin.