Të gjithë e kemi përdoruar të paktën një herë Shazamin për të identifikuar një këngë por tashmë mund të përdorim një program të veçantë për të identifikuar pikturat. Bëhet fjalë për Smartify, i cili siguron informacion të plotë për pikturat në disa muze me të cilat smartphone-t kanë bërë kontrata për mbrojtjen e të gjitha të drejtave të autorësisë. Ju mund të skanoni, identifikoni dhe të merrni më shumë informacion për një pikturë të caktuar. Me zgjerimin e përdorimit të këtij aplikacioni jashtë galerive do të kemi gjithmonë një kurator arti me vete.