INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky është biznesi që do të nisë Trump në Kosovë [FOTO]

Ky është biznesi që do të nisë Trump në Kosovë [FOTO]

Publikuar më: 11:11 12-03-2017

Dinastia Trump do të shtrihet edhe në Kosovë!  Vajza e presidentit amerikan, do të nisë së shpejti një biznes në Kosovë, biznes i cili ka të bëjë kryesisht me bizhueteri prej ari dhe diamante. Të paktën kështu shkruajnë mediat serbe.

“Prishtina nuk kursen para kur është në pyetje lobimi në SHBA. Pasi që i kanë dakorduar të gjitha hollësitë me kompaninë ‘Alston and Firm’, e cila do t’i përfaqësojë interesat e saj (Kosovës) në Uashington tek presidenti amerikan, tani duket të kenë ardhur në rend anëtarët e tjerë të familjes Trump”, pohon gazeta “Alo” e Beogradit.

Sipas kësaj të përditshmeje serbe, ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, është lavdëruar në rrjetet sociale me fotografi me të bijën e Trumpit, Ivanka Trump, e cila, siç flitet në disa qarqe, pritet të zgjerojë biznesin e saj me produkte të modës, por edhe me stoli ari dhe diamanti në Kosovë.

“Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme të bisedoja me Ivanka Trump sot në drekën zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Jam impresionuar se sa shumë dinte ajo për Kosovën”, citojnë mediat në Beograd postimin e ambasadores Çitaku në rrjetet sociale.

Ivanka Trump së fundi ka paralajmëruar se do të tërhiqej nga biznesi për të “këshilluar babanë, Donald, në Shtëpinë e Bardhë”, dhe se punët e saj të deritashme do t’i kryejnë vëllezërit e saj, por se njëherësh ka shprehur shpresën se edhe “linja e saj e modës do të zhvillohet”. Marka që mban emrin e saj shitet në më shumë se 800 dyqane në mbarë SHBA-në, kurse ajo ka marrë pjesë edhe në dizajnimin e stolive prej diamanteve dhe arit, të cilat janë aktualisht të pranishme në dyqanet e bizhuterive në Kanada, si dhe në Bahrein, Kuvajt, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar dhe në Arabinë Saudite, ndërkaq së shpejti edhe në Kosovë, shkruajnë sot mediat beogradase.

“Larg asaj që Ivanka Trump do të jetë “zyrtarja” e parë që do të bëjë biznes në Kosovë, sepse nuk duhet harruar se interesa financiare në Prishtinë kanë edhe ish Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, si dhe ish gjenerali Wesley Clark, i cili ka marrë pjesë në operacionin “Forcat Aleate” në vitin 1999,

kur NATO e kishte bombarduar Republikën Federale të Jugosllavisë”, pohojnë mediat në Serbi.
Mediat beogradase rikujtojnë se ambasadorja Çitaku është takuar kohë më parë edhe me vetë presidentin amerikan, Donald Trump.

Article Logic
Execution time: 0.0035879611968994