Moderatoria e njohur Marina Vjollca është një nga personazhet publikë më të pëlqyer dhe më të ndjekur në rrjetet sociale.
Marina dhe bashkëshorti i saj Getoari Selimi, po shijojnë pushimet në Los Angeles dhe ka publikuar një foto duke darkuar në ‘Catch LA’.
Ajo që ka rënë në sy në këtë foto, është xhupi që Marina ka veshur. Sipas faqes ‘whattheywearin’, në ‘Instagram’, kjo veshje është e firmës ‘Gucci’ dhe kushton jo me pak se 6.845 euro, një shifër kjo goxha e konsiderueshme. Në foton tjetër Marina shihet dhe me syzet e diellit të cilat janë po nga ‘Gucci’ dhe kushtojnë 750euro, pra në totali një shifër prej 7.595 eurosh.
Moderatorja ka rënë në sy dhe më parë për zgjedhjen e markave të veshjeve të saj, të cilat janë gjithmonë të njohura dhe të kushtueshme.