INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky është coctaili i vetëm që nuk duhet të porosisni kurrë[FOTO]

Ky është coctaili i vetëm që nuk duhet të porosisni kurrë[FOTO]

Publikuar më: 14:54 09-08-2018

Pijet alkoolike janë të dëmshme për shëndetin. Kjo thuhet shpesh, por shumica e njerëzve nuk duan që t'ia dinë. Askush nuk mund që të vritet nga një e pirë apo jo? Të paktën jo nëse nuk është një "Gomar i Zjarrtë".

Flaming Donkey është një coctail që realizohet me një RUM shumë cilësor dhe normalisht që serviret në lokalet apo restorantet më prestigjoze në botë. Kur pija mbërrin në tavolinë, kamarieri duhet që t'i vendosi flakën, por ndonjëherë gjërat dalin nga kontrolli.

Në Hells Kitchen, një nga restorantet më luksoze në Las Vegas, që gjendet në kompleksin e famshëm Caesars Palace(kujtoni Hangover) dhe zotërohet nga kuzhin ieri me famë ndërkombëtare, Gordon Ramsay, ky aksident ndodhi.

Sapo kamarieri ndezi pijet, ato morën flakë vrudhshëm duke djegur dy klientët që kishin porositur ato. Të lënduarit janë në spital dhe pritet që Caesar Palace t'i dëmshpërblejë ata. Po ashtu pija është hequr përfundimisht nga menuja.

Article Logic
Execution time: 0.0035610198974609