INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky është formacioni i vitit sipas Federatës Angleze të Futbollit

Ky është formacioni i vitit sipas Federatës Angleze të Futbollit

Publikuar më: 17:02 22-04-2016

Federata angleze ka shpallur fomacionin më të mirë të sezonit 2015/16. Mungesa më e madhe është ajo e lojtarit që ka dhënë më shumë asiste gjatë këtij sezoni, Mesut Ozil

Midis dy shtyllave është portieri i Manchester United, David De Gea, i cili ka shkëlqyer gjatë këtij sezoni megjithëse ka munguar në ndeshjet e para. Ndërkohë, katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Alderweireld i Tottenham, partneri në qendër i tij është Wes Morgan i Leicester. Danny Rose dhe Hector Bellerin kanë zënë pozicionet e krahut. Teksa mesfusha nuk ka ku shkon më mirë.

Dele Alli bashkë me N’Golo Kante janë në mesin e fushës, teksa Riyad Mahrez, i cili ka qenë në një formë të shkëlqyer është në krahë, bashkë me Dimitri Payet. Dyshja e sulmit përbëhet nga Jamie Vardy dhe Harry Kane, i cili ka shënuar 24 gola gjatë këtij sezoni. Mungesa që bie më shumë në sy është ajo e Mesut Ozil, që me siguri do të inatosë shumë tifozë të Arsenal.

Article Logic
Execution time: 0.0035099983215332