Edhe pak minuta na ndajnë nga fillimi i ndeshjes kundër Maqedonisë, dhe është publikuar formacioni zyrtar i Shqipërisë. De Biasi ka vendosur të luajë me të njejtin modul loje si në Kampionatin Europian.
Hysaj, Gjimshiti, Mavraj dhe Agolli do të përbëjnë mbrojtjen, ndërsa risia e këtyre kualifikueseve është pa dyshim Jamir Hyka i cili së bashku me Kukelin, Xhakën, Abrashin dhe Gashin do të përbëjnë repartin e mesfushës.
I vetëm në sulm do të jetë Armando Sadiku i cili do të ketë mbështetjen e dy mesfushorëve të krahut Hyka-Gashi. Ndryshimi që bie më shumë në sy është zëvendësimi i Lenjanit me Hykën, ndërsa edhe Roshi do t’i mungojë formacionit startues.