INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky është horoskopi javor sipas Oscar Cainer (7 gusht -13 gusht)

Ky është horoskopi javor sipas Oscar Cainer (7 gusht -13 gusht)

Publikuar më: 11:34 07-08-2017
Sipas  astrologut të njohur ndërkombtarisht  Oscar Cainer, ky është parashikimi i shenjave të horoskopit për këtë javë.
Sipas tij këto janë disa nga gjërat kryesore që do i ndodhin çdo shenje. Shpresojmë të informoheni në mënyrën më të mirë.
 
1. Dashi
Nëse e mësoni veten të pëlqeni diçka që ja vlen, kjo mund të jetë shumë e dobishme. Këtë javë do keni nevojë të krijoni  rrugë të ndryshme në mendjet tuaja. Energjia që do merrni  do t’iu çojë  në arritjen e gjërave me rëndësi në jetën tuaj. Ju jeni të pasigurt se si ju ndiheni për një përvojë të re ose situatë, por kjo nuk do të thotë që duhet të hiqni dorë.
2. Demi
Ndonjëherë është e vështirë për një dem të ndajë  dëshirat dhe ëndrrat me njerëzit e tjerë. Këtë javë  do shihni diçka në horizont në lidhje me ato gjërat që keni ëndërruar dhe  është koha për të lëvizur. Këtë javë, eklipsi do arrijë të jetë në pozicionin e kundërt të Marsit që do të ndezë rrugën drejt diçkaje që po e prisnit. Të dashur dem, guxoni!
3. Binjakët
Një çështje qw keni menduar se ishte mbyllur është rihapur. Si një derë që, në shikim të parw duket e mbyllur një vështrim i dytë tregon të kndërtën. Këtu vjen shansi për të zgjidhur diçka. Kjo ndjenjë e mbetur e 'biznesit papërfunduar' mund të adresohet dhe të korrigjohet. "Ne duhet të jemi ndryshimi që ne duam të shohim në botë," ka thënë Gandhi. Ju keni fuqinë për të ndikuar, shëruar dhe të lëvizni situatën që ndodheni për më të mirën.  për në një mënyrë më të mirë.
4. Gaforrja
Hëna e plotë është  në favorin tuaj këtë javë.  Ju jeni veçanërisht të ndjeshëm ndaj efekteve hënore. Kjo tregon se pritshmëritë tuaja për jkëtë jave do jenë në  rrugën e saj në të fundit. Këtë javë do jeni në ankth për vendimet që edhe të tjerët do marrin për ju. Kini besim gaforre!
5. Luani
Te njerëzit e shenjës së luanit dielli ka një ndikim të madh. Këtë javë e më pas, do t’iu përgatitet një  aventurë qiellore. Ashtu si errësohet Hëna për një eklips hënor, ashtu do  të  rritet pushteti juaj i misterit. Me trekëndëshin Diell-Saturn- Jupiter  këtë javë do u fokusoni në  aftësinë tuaj për t’u vendosur si udhëheqës. 
6. Virgjëresha
Angazhimi juaj për një çështje të rëndësishme më në fund ka shpresa të marrë atë që është e nevojshme. Këtë javë, ju mund të bëni një lëvizje të ëmbël dhe jetike. Një çmim është i arritshëm. Gjithashtu, në qoftë se ju doni të ndjeni më shumë dashuri në jetën tuaj, investoni  dhe thyejeni akullin që ju karakterizon.
7. Peshorja
Besoni atë që ju duhet  dhe mos  e fusni veten tuaj në siklete të kota. Ndonjëherë njeriu krijon situata të vështira që vetëm ai i kupton, kur në fakt nuk ekziston asgjë. Gjithashtu, është koha për të folur. Është koha për të ndarë emocionet tuaja me partnerin, por edhe të dëgjoni shumë. Dikush do ketë nevojë për inkurajim dhe durim.
8. Akrepi
Ju doni të shkoni diku ku askush nuk ka shkuar më parë. Për fat të mirë, për këtë aventurë të re ju duhet  ambicia. Këshillohet t’i lini pak hapësirë partnerit tuaj, pasi kjo do i bëjë mirë edhe lidhjes. Gjithashtu do keni pak probleme me të tjerët për t’u kuptuar, sepse në rradhë të parë ju duhet të kuptoni veten tuaj.
9. Shigjetari
Në shenjën tuaj, ndikim të madh do ketë Jupiteri, planeti  i cili  në përgjithësi  juve si shenjë ju ndihmon të ecni me sukses drejt gjërave që ju intereson. Sigurohuni që, këtë javë të  investoni kohë dhe energji në atë që ju doni të bëni. Planet tuaja dhe synimet kanë vlerë. Periudhat e sikletshme mesa duket po largohen.
10. Bricjapi
Këtë javë  do keni mundësinë që të merrni pushimet më në fund. Përpjekjet tuaja janë  vlerësuar nga të gjithë dhe keni bërë atë që keni rënë dakord për të bërë. Mos harroni, se  është koha  të bëni një hap prapa dhe të gëzoni frytet e punës tuaj.
11. Ujori
Kjo është një kohë e veçantë e vitit për ujorët, sepse do kenë hënën e plotë në shenjën e tyre.
Sundimtari juaj Urani, do bëjë  një pozicionim të rrallë me Neptunin. Kjo duhet të jetë një javë veçanërisht frymëzuese. Më në fund do e kuptoni se çfarë është ajo që ju keni qenë duke pritur. Nëse nuk ndiheni rehat me partnerin aktual, kjo gjë nuk është e keqe, pasi mund të kërkoni për një eksperiencë të re.
12. Peshqit
Cinikët besojnë se të ëndërrosh është diçka që nuk sjellë asnjë fryt në jetë. Këtë javë, do keni disa konflikte me njerëz që keni pranë, pasi ju kritikojnë për mënyrën si ju ëndërroni, pasi sipas tyre duhet të qëndroni me këmbë në tokë. Mos e vrisni mendjen, vazhdoni ashtu si jeni, madje bëhuni edhe më të çmendur me imagjinatën tuaj.
 
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0042538642883301