INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky është “Horoskopi” për ditën e sotme... Do habiteni nga gjërat që do lexoni sot!!!

Ky është “Horoskopi” për ditën e sotme... Do habiteni nga gjërat që do lexoni sot!!!

Publikuar më: 10:00 08-09-2017

Këto janë surprizat e ditës.

 


Dashi – Sot do të jeni të plogë

sht dhe aspak me energji pozitive. Përpiquni të punoni dhe sot, pasi fundjava është pas dere. Nëse keni një plan për të shkuar diku mos u mendoni dy here.

Demi –Mos i vendosni barriera vetes dhe të tjerëve. Duhet të lini hapur të gjitha rrugët e jetës tuaj, sepse vetëm në këtë mënyrë do të arrini të komunikoni me njerëzit me të cilët ju intereson të kontaktoni. Kujdes me shëndetin.

Binjakët – Kohët e fundit jeni shumë të tensionuar dhe pa humor. Nëse keni ndër mend të bëni një udhëtim, do të bëni mirë të planifikoni çdo gjë në detaje. Nuk është mirë t’ia lini çdo gjë rastësisë.

Gaforrja –Bëjini të qarta idetë tuaja partnerit në mënyrë që të kuptojë se sa i rëndësishëm është për ju. Mos e shpenzoni kohën tuaj për njerëz që nuk e meritojnë.

Luani – Prej kohësh akuzoni të tjerët se nuk ju kuptojnë, por a e keni menduar ndonjëherë se fajin mund ta keni ju. Përpiquni të krijoni një raport më normal me njerëzit që ju rrethojnë.

Virgjëresha – Keni në plan për të marrë iniciativa të reja, por më parë duhet të konsultoheni për persona që janë me eksperience. Nuk mund të rrezikoni duke vepruar me mendjen tuaj. Duroni dhe pak.

Peshorja – Kjo javë ka qenë e ngarkuar dhe plot impenjime. Nëse jeni në një marrëdhënie gjërat po ndryshojnë. Në mbrëmje, do të keni mundësi të festoni ashtu si ju pëlqen më tepër.

 Akrepi – Mos u lidhni shumë me të tjerët kur pa ditur ende qëllimet e tyre. Në punë do ju përgëzojnë për rolin që keni luajtur në vendimmarrje. Gjerat po shkojnë sipas planeve tuaja, prandaj mos u shqetësoni nesh hasni ndonjë pengesë të vogël rrugës.

Shigjetari –Mbani situatën në kontroll dhe mos merrni vendime të gabuara se do të bëheni pishman. Një person është duke ndjekur punën tuaj prej kohësh dhe shumë shpejt do ju bëjë një ofertë të parezistueshme.

Bricjapi –Personi i zemrës ka nevojë për ju sot, prandaj lini çdo punë dhe përkushtojuni atij. Në mbrëmje do jeni në shoqërinë e miqve dhe do të argëtoheni pa masë.

Ujori –Sot do të jeni në një dileme të madhe, por merreni me qetësi. Nëse tregoheni të duruar çdo gjë do të zgjidhet më së miri.

Peshqit –Sot do të jetë një ditë plot emocione dhe ngjarje të reja. Është koha që jeta juaj të ndryshojë, prandaj shijoni çdo moment. Nëse keni në plan të bëni shpenzime mos hezitoni.

Article Logic
Execution time: 0.00370192527771