Duhet të jeni shumë të guximshëm që të kaloni natën në këtë hotel.
Tri kabina ku mund të kaloni natën qëndrojnë të varura në luginën e Inkëve në Peru. Aventuristët mund të kalojnë natën në këto shtëpiza transparente, të varura në shkëmbinj, në lartësinë prej 120 metrash.
Për të hyrë brenda tyre duhet të ngjiteni mbi shkëmbinj, e pastaj të lëshoheni me litar deri te ndonjëra kabinë e ndërtuar prej alumini, i cili përdoret për ndërtimin edhe të aeroplanëve.
Në këta shkëmbinj janë të vendosura tri kabina, ndërsa brenda në një kabinë të vetme mund të flejnë deri në tetë persona.
Një fjetje në këtë apartament turistik ndërkaq, kushton 260 euro