Ka bërë një shpëtim spektakolar, kaq ka mjaftuar që ai të krahasohet me një ndër yjet e “Hoolywod”.
Genci Gestila është shndërruar në hero në Britaninë e Madhe pasi ditën e sotme shpëtoi një grua nga vdekja. 21-vjeçari me origjinë shqiptare shpëtoi një grua që po mbytej në lumin Tamiz.
Në momentin e ngjarjes i riu ishte i ulur në verandën e një lokali duke pirë me disa miq kur ka dëgjuar thirrjet për ndihmë të gruas shkruan Daily Mail.
21-vjeçari me orgjinë shqiptare, por me pasaportë greke, ka treguar se e dinte që duhej vepruar menjëherë kur ka parë gruan të zhduket nën ujë.
‘Shkova me vrap drejt saj dhe i thashë të dilte jashtë por ajo ma ktheu se nuk dinte të notonte, kështu që nuk hezitova të hidhesha në lumë’- ka thënë djali muskuloz. Në fotot e publikuara nga e përditshmja britanike shohim Gencin me uniformë ushtarake, duke pozuar me një armë.
Kaq ka mjaftuar që atë ta krahasojnë me agjentin 007.