INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky është kampionati me trajnerët më të rinj

Ky është kampionati me trajnerët më të rinj

Publikuar më: 16:58 08-09-2018

Sportnews.eu” ka vënë në krahasim mesataren e moshëssë trajnerëve që drejtojnë aktualisht në pesë kampionatet kryesore të Europës: Serie A, Premier League, Bundesliga, La Liga dhe Ligue 1.

Në Bundesligë mesatarja e moshës së trajnerëve është 46.44 vjeç, më e ulëta në të gjithë elitën europiane. Julian Nagelsmann (Hoffenheim) dhe Domenico Tedesco (Schalke) janë përkatësisht 31 dhe 32 vjeç.

Në vend të dytë është La Liga me mesataren e moshës 48.65, ku më të rinjtë janë Javier Calleja i Villarreal (40 vjeç) dhe 41-vjeçarët Sergio i Valladolid e Leo Franco i Huesca.

Kampionati italian ka mesataren e tretë më të ulët të moshës, 49.65 vjeç, duke treguar tendencën e klubeve italiane për t’i besuar një grupi të ri “strategësh”.

Përshembull, Gattuso dhe Inzaghi, aktualisht 40-vjeç, kanë marrë drejtimin e Milan dhe Lazio. Të dy janë 40 vjeç. De Zerbi i Sassuolo është 39 vjeç, ndërsa Filippo Inzaghi i Bologna është vetëm 45 vjeç.

51.55 vjeç është mosha mesatare e trajnerëve në Ligue 1, ndërsa Premier League është kampionati me trajnerët më të vjetër në moshë, ku mbi të gjithë spikat, Roy Hodgson i Crystal Palace, 71-vjeç.

Article Logic
Execution time: 0.0035300254821777