Protesta e sotme e zhvilluar nga opozita ka mbledhur një numër të madh personash edhe nga rrethet e tjera.
Por është dikush që nuk i ka munguar as protestës së kësaj here. Ai është reperi Stresi i cili është bërë ‘një’ me qëllimin e PD, për të larguar ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. Arkimed Lushaj tha se në protestë kishte vajtur me 100 mbështetës.
“Jam që nga ’95-a me PD-në. Jemi këtu për një kauzë tonën dhe të gjithë shqiptarët e dinë. Sot protestohet jo vetëm për Xhafajn, protestohet kundër Edi Ramës dhe sistemit komunist fashist të Enver Hoxhës. Kam ardh me 100 çunat e mi në këtë protestë për largimin e qeverisë dhe Edi Ramës”, u shpreh Stresi .