Barcelona njihet si një klub që prodhon shumë talente dhe fenomen në botën e futbollit. Mesfushori nga Korea e Jugut, Seung Ho Paik mund të jetë emri i radhës që do të depërtojë në ekipin e parë të kampionëve të Spanjës.
19 vjeçari ka qenë gjithmonë titullar te Barcelona B këtë sezon dhe paraqitjet e tij kanë qenë fantastike. Ai është grumbulluar në seancat stërvitore me ekipin e parë.
Në një ndeshje me ekipin B, Paik shënoi një gol fantastik nga gjuajtja e lirë që ngjason shumë me atë të Messit, por duke ekzekutuar me këmbën e kundërt.