Pas një mungese të gjatë në muzikë, që nga lindja e djalit, Tuna ka paralajmëruar rikthimin. Me projektin e radhës këngëtarja i ka njohur të gjithë ndjekësit nëpërmjet postimeve në Instagram. Disa postime të cilat shtojnë kuriozitetin për të mësuar më shumë se për çfarë bëhet fjalë. Edhe titulli i këngës, është një kuriozitet më vete: ’Chonga’. ‘Chonga’ është një term që rrjedh prej spanjishtes dhe është veçanërisht i përdorur në Florida për të treguar një grua të thjeshtë e punëtore, ndonjëherë agresive dhe shpërthyese. Nga ana tjetër, Chonga konsiderohet edhe si një lloj nënkulture e dallueshme e zhvilluar në Miami në fund të shekullit XX. Nga studiuesit e gjinive, konsiderohen shpesh si “ikona në zhvillim” që mund të fuqizojnë gratë e klasës punëtore, por jo vetëm.