E dimë që shumë vajzave po iu vjen ndërmend emri i mashkullit të tyre të preferuar, por nuk e dimë sa prej jush e kanë gjetur.
Revista ‘People’ vendosi që këtë vit t’i japë titullin ”Mashkulli më seksi në botë për vitin 2017”, këngëtarit Blake Shelton.
41 vjeçari e priti me mjaft entuziazëm këtë çmim, madje ka bërë edhe një shaka me mikun e tij Adam Levine i cili mbante të njëjtin titull një vit më parë.
Kujtojmë që Blake është në një lidhje me këngëtaren Gwen Stefani dhe aktualisht mban rolin e anëtarit të jurisë në ‘The Voice”.