Adelina Tahiri është njëra ndër këngëtaret që përflitet shpesh edhe për jetën, pushimet dhe makinat luksoze.
Gjithashtu edhe për dhuratat e shtrenjta që ajo herë pas here i poston në rrjetet e saj sociale, është hamendësuar se pas tyre fshihet ndonjë i dashur sekret i këngëtares. Por ka qenë vetë Adelina ajo që në një intervistë të dhënë për mediat kosovare ka sqaruar se dhuratat e shtrenjta apo jetesën e mirë i ka nga familja e saj të cilët i kanë mundësuar gjithmonë gjithçka duke bërë që të mos i mungojë asgjë. Dhe ja ku është vetë 25 vjeçarja e cila na prezanton me babain e saj dhe duke e cilësuar si personin që do më shumë.