Zakonisht janë vetë këngëtaret ato që tërheqin vëmendje maksimale, por në rastin e modelit në fjalë, ai ‘vjedh’ gjithë vëmendjen.
Quhet Demir Çulli dhe edhe pse nuk është ndonjë personazh i njohur publik, sërish mbetet modeli i preferuar i këngëtareve për ta patur në klipet e tyre. Manjola Nallbani vetëm pak ditë më parë publikoi klipin e ri, me titull ‘Je fati im’ dhe Demiri ishte ai që binte në sy në gjithë klipin.
25 vjeçari nga Saranda, që studion për drejtësi, ka qenë figurant edhe në klipet e këngëtareve të tjera dhe në profilin e tij të Instagram shikon foto me personazhe të ndryshëm të njohur shqiptarë.