Duke qenë një yll televiziv, jeta që bën është shumë e larmishme, por Kylie Jenner ka vetëm një moment të tillë për gjithë vitin 2016.
Edhe pse vetëm 19 vjeç, ajo duket shumë e plotësuar me jetën e saj dhe duke qenë pjesë e një familje që fiton shuma marramendëse, nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Megjithatë, Kylie arrin të veçojë së cili ishte momenti më i mirë i saj për vitin 2016. Ka qenë pikërisht 30 vjetori i dizajnerit të Balmain,Oliver Rousteing, ku e vogla e motrave Jenner, parakaloi duke tërhequr vëmëndjen e të gjithëve me një fustan të bardhë, tepër sexy të stiluar nga vetë Rousteing.
Pse ne vallë menduam se do të ishte ndonjë moment me të dashurin e saj, Tyga-n?