Një video interesante ka filluar të qarkullojë në internet, ku shfaqet një veturë e cila brenda saj kishte kapacitete të transportojë një numër të pafund të fëmijëve.
Kjo video raportohet se është incizuar në një zonë rurale diku në Mongoli, ndërsa në të shfaqen 35 fëmijë dhe të tre të rritur duke dalë nga një veturë jo e madhe, por që kryesisht përdoret për terrene malore.
Dy të rriturit duket se janë nëpunës të një kompanie transportuese, të cilët fillojnë me “shkarkimin” e fëmijëve nga vetura e cila është improvizuar si autobus shkolle. Është interesant fakti, se si dy të rriturve u duhen vetëm dy minutave që të nxjerrin nga vetura 35 fëmijët.
Sipas specifikimeve të prodhuesit të kësaj veture, kompania ruse mund të zë shtatë të rritur, por me sa duket mund të akomodojë shumë më shumë.