INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky është muaji i masturbimit. Ja 8 gjëra që duhet të dini!

Ky është muaji i masturbimit. Ja 8 gjëra që duhet të dini!

Publikuar më: 16:05 13-05-2016

Për ata pak që akoma nuk e kanë kuptuar dua t’ju them se jemi në mes të muajit të masturbimit. Përpara se të mendoni në mënyrë perverse duhet ta konsideroni këtë proces si më se të natyrshëm dhe më besoni, çdo njëri e ka provuar një herë në jetë, pavarësisht moshës apo gjinisë. 

Nëse dhe ju jeni kuriozë të mësoni më shumë fakte shkencërisht të vërtetuara rreth masturbimit, bëni mirë të lexoni materialin e mëposhtëm. Dhe mos u bëni me turp!

Një në shtatë gra nuk janë masturbuar kurrë
Në bazë të një studimi që është bërë në Suedi para pak kohësh, ku janë intervistuar 3 mijë burra dhe gra, kur janë pyetur nëse janë masturbuar të paktën një herë në jetën e tyre, 15% e grave kanë thënë jo, në krahasim më 1% të burrave.

Femrat janë më të mundshme për të përdorur lodra seksi
Kur janë pyetur nëse përdorin “objekte” kur masturbohen (lodra seksi) 43% e femrave në studim ka thënë “ndonjëherë”, në krahasim me 13% të burrave. Por, duhet thënë se meshkujt kanë qenë ata që kanë pranuar se përdorin fantazinë çdo herë që masturbohen. (Studiuesit nuk e kanë përfshirë llojin e fantazisë në pyetjeve e tyre)

Vajzat dhe djemtë masturbohen për herë të parë në jetën e tyre në fillim të adoleshencës
Mesatarja e moshës kur adoleshentët “kënaqin veten” për herë të parë është afërsisht 13.0 për vajzat dhe 12.4 për djemtë, sipas studimit Suedez.

Procesi mund të zgjasë nga 5 në 150 minuta
Për këtë nuk ka një numër të saktë për shkak të përgjigjeve të pakta që kanë dhënë të intervistuarit. Megjithatë mesatarja e kampionit të marrë ka qenë rreth 33 minuta.

Dëmtime / Plagosje
Në 46 incidente të raportuar në Sistemin Kombëtar Elektronik të Lëndimeve, (National Electronic Injury Surveillance System) gjatë vitit 2015 më të shumtat e rasteve kanë qenë plagosje ose dëmtime si pasojë e keq përdorimit të vibratorëve. Megjithatë duhet thënë se shumica e rasteve që ndodhin në të vërtetë nuk raportohen pranë klinikave përkatëse.

Faktori i fesë
Sipas një studimi të bërë në vitin 2008 me objekt sjellje seksuale është vënë re se persona të cilët e konsiderojnë vetën “ateist” janë më të prirur për t’u masturbuar sesa ata që i përkasin një grupimi feje të caktuar. 95% e ateistëve ka pranuar se është masturbuar të paktën një herë në jetën e tij, në krahasim më 64% të protestantëve, 62% e të Krishterëve dhe 53% e hebrenjve.

Të martuarit masturbohen më pak
Inspektorati i Sjelljes dhe Shëndetit Seksual (National Survey of Sexual Health and Behavior) bashkë me Universitetin Indiana ka studiuar mënyrën sesi statusi civil ndikon në shpeshtin e masturbimit. Studiuesit kanë arritur në përfundimin se shumica e të anketuarve të martuar ishin përgjigjur se 90 ditët e fundit nuk janë masturbuar. (57% e burrave dhe 39% e grave të martuar)

Më shumë se 60% e burrave shohin filma pornografik
Në vitin 2014 një studim me 20.094 të anketuar, midis tyre burra dhe gra, në Australi, mes 16 dhe 69 vjeç, zbuloi se 63% e burrave të intervistuar kanë parë të paktën një herë në jetën e tyre filma porno, në krahasim me 20% gratë. Edhe pse studimi nuk është thelluar duke i pyetur se çfarë bënin në kohën kur shikojnë këto filma, kuptohet se shumica për të mos thënë të gjitha kanë kënaqur veten e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0037529468536377