INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky është parku më i madh tropikal ujor në Evropë [VIDEO]

Ky është parku më i madh tropikal ujor në Evropë [VIDEO]

Publikuar më: 10:51 29-09-2018

Në park dominon mali i shiut i cili shtrihet në 10.000 metra katrorë dhe në të janë mbjellë 50.000 bimë.

Parku është strehë e kafshëve të ndryshme tropikale si p.sh. flamingo, palloi dhe papagalli i kuq dhe I kaltër.

Rreth 50 kilometra nga Berlini, në ish-hangarin e aviacionit është vendosur parku më i madh ujor tropikal në Evropë.

Tropical Island Resort shtrihet në 6.45 hektarë dhe përnjëherë mund të pranojë madje 6.000 vizitorë. Më e mira nga e gjitha? Është i hapur gjatë gjithë vitit.

Në hangar mbizotërojnë kushtet e vërteta tropikale – është nxehtë dhe ka lagështi gjatë 365 ditëve të vitit – pavarësisht kushteve meteorologjike jashtë, të cilat megjithatë mund t’i studioni nëpërmjet kulmit të qelqtë.

Parku u është destinuar mysafirëve të të gjitha gjeneratave dhe profileve. Fëmijëve u është dedikuar Tropino Club i cili ofron vozitjen nëpër kodra të vogla, toboganë argëtues dhe lojëra me ujë të cilit kurrë nuk do t’ju bëhen monotonë.

Të rriturit mund të relaksohen në lagunën e cila është bërë sipas modelit të Balit, mund të kënaqen me saunë apo me shërbime të tjera dhe të lahen në të ashtuquajturin “det tropikal”, të cilin e mbulon sipërfaqja sa e tri pishinave olimpike.

Në kuadër të parkut ujor mund të ushqeheni madje në gjashtë restorante të cilat shërbejnë gjitha ushqimet: hamburgerë dhe pica deri te kuzhina aziatike, por edhe mund të flenë në shatorre.

Tropical Island Resort ju mundëson kampimin në kuadër të parkut ujor me çmim prej 26 eurosh.

Vjet është hapur edhe pjesa e jashtme e cila quhet me emrin Amazonia, të cilën, për shkak të temperaturave më së miri është ta vizitoni gjatë muajve të verës.

Article Logic
Execution time: 0.0063958168029785