INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky është Presidenti që zgjodhi gruan e tij si zëvendëse

Ky është Presidenti që zgjodhi gruan e tij si zëvendëse

Publikuar më: 09:25 03-08-2016

Presidenti i Nikaraguas Daniel Ortega, ka emëruar gruan e tij kandidate për zëvendëspresident, pasi ai kërkon që të marrë edhe një mandat të tretë.

Zonja e parë Rosario Murillo tashmë ka rolin e zëdhënëses së shefit të qeverisë, dhe kjo shihet si ndarje e  pushtetit me bashkëshortin e saj.

Ajo shfaqet në televizionet e Nikaraguas pothuajse çdo ditë. Ndërsa presidenti Ortega rrallë flet për mediat, gruaja e tij është parë rregullisht në debatet televizive për diskutimin e politikave dhe promovimin e markës së saj New Age Spirtituality, shkruan BBC.

Nëna e shtatë fëmijëve të Presidentit, përveçse është një poete e njohur, flet rrjedhshëm anglisht dhe fërngjisht. Ajo gjithashtu njihet edhe për veshjet e saj të larmishme dhe ekstravagante.

Burrë e grua kanë dorëzuar zyrtarisht kandidaturat e tyre në kryeqytetin Managua, i shoqëruar nga këshilltari ligjor i partisë së tyre Sandinista.

Por përkrahësit e opozitës janë të shqetësuar, pasi promovimi i saj mund të paralajmërojnë lindjen e një dinastie të re familjare në Amerikën Qendrore.

Partia  e Ortega humbi zgjedhjet në vitin 1990, por ai  u kthye në pushtet në janar të vitit 2007, pas një fushate të suksesshme zgjedhore.

Article Logic
Execution time: 0.0032520294189453