INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky është pronari që rrahu turistët spanjollë në Himarë, u hipën sipër furgonit [FOTO]

Ky është pronari që rrahu turistët spanjollë në Himarë, u hipën sipër furgonit [FOTO]

Publikuar më: 12:58 17-08-2019

Dy ditë më parë u publikua lajmi se një grup turistësh spanjollë ishin dhunuar nga një pronar lokali në Himarë.

Arsyeja sepse turistët u larguan sepse iu vonua porosia dhe kjo duket se nuk i ka pëlqyer pronarit.

Ditën e sotme janë publikuar edhe pamjet sesi pronari i lokalit ka hipur sipër furgonit duke kërcënuar turistët.

Personi që shihni në foto është Mihal Kokëdhima, i cili ka hipur sipër furgonit, ndërkohë që është në lëvizje, dhe tenton të hyjë brenda duke thyer xhamin, për të vijuar dhunën ndaj turistëve.

Pamjet janë xhiruar nga turistët spanjollë, që u bënë pjesë e një skene gati të pabesueshme dhe aspak normale.

Tmerri për familjen nga Spanja ka zgjatur për disa minuta deri sa Kokëdhima u shkëput nga furgoni dhe një patrullë policie kaloi aty pranë.

h4.PNG

h1.PNG

h2.PNG

h3.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0036540031433105