INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky është qyteti më i shtrenjtë në botë për të jetuar

Ky është qyteti më i shtrenjtë në botë për të jetuar

Publikuar më: 21:47 21-03-2017

Duke u bazuar në çmimet e 160 produkteve dhe shërbimeve duke përfshirë ushqimet, pijet, veshjet, pajisjet shtëpiake dhe produkte të tjera të kujdesit personal , të gjitha të konvertuara në dollarin amerikan është kryer një studim për qytetet më të shtrenjta dhe më të lira për të jetuar.

Sipas këtij studimi, në krye të kësaj liste renditet Singapori, si vendi më i shtrenjtë në botë për të jetuar.  Në top 10 ishin të përfshira dhe dy qytete të Japonisë Osaka dhe Tokio falë rritjes së vlerës së jenit japonez.

Po qyteti më pak i shtrenjtë për të jetuar?
Almaty ne Kazakistan është renditur si qyteti më i lirë, i ndjekur nga Lagos në Nigeri.
Ndërkohë Evropa ishte e pozicionuar në top 10 e vendeve më të shtrenjta në botë me qytete përfaqësuese si Zyrih,Gjeneva dhe Kopenhagen, Londra.

Studimi është bazuar në çmimet e 160 produkteve dhe shërbimeve duke përfshirë ushqimet, pijet, veshjet, pajisjet shtëpiake dhe produkte të tjera të kujdesit personal , të gjitha të konvertuara në dollarin amerikan.

Article Logic
Execution time: 0.0033309459686279