Besoj se të gjithë e dini se Noizy dhe Unikkatili nuk i kanë shumë të mira marrëdhëniet me njëri-tjetrin. A e dini se kush është reperi që i thur elozhe Unikkatilit dhe nga ana tjetër del në foto duke u kapur në qafë me Noizyn?
Me siguri nuk e dini! Në fakt është një reper jo shumë i njohur në showbizin shqiptar. Së fundmi ka publikuar një këngë, e cila në fakt ka pasur goxha sukses. “Medelina” është ndër këngët e repertorit të tij e cila i ka kaluar mbi 3 milion klikime në youtube.
Pikërisht në këtë këngë Saimiri ose S4MM(emri i artit), ka thënë: “Skom kajt kur ka dek Tupaki garant kom me kajt kur ka me dek Katili”, këtë pjesë mund ta dëgjoni në minutën 00:47, shkruan In Tv.
Si ka mundësi vallë që një reper që “dashuron” Unikkatilin, të rrijë edhe me Noizyn? Mos ndoshta marrëdhëniet mes dy reperve shqiptare Unikkatil-Noizy kanë filluar të ngrohen?
Këtë nuk mund ta themi me siguri! Gjithsesi i urojmë suksese të mëtejshme Saimirit!
Për më shumë ndiqni sekondën e 47 të këngës së S4MM: