INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky është shteti ku shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza që nga 1 prilli

Ky është shteti ku shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza që nga 1 prilli

Publikuar më: 20:56 10-03-2017

Duke filluar nga 1 prilli, shtetasit ukrainas dhe ata shqiptarë, mund të hyjnë, të largohen dhe të qëndrojnë pa viza në territorin e njërit prej këtyre dy shteteve, për një periudhë që nuk i kalon 90 ditë brenda 180 ditëve.

Ky lajm është bërë i ditur nga  Konsulli i Përgjithshëm i Ukrainës në Mynih përfaqësuar nga Vadym Kostiuk, i cili ka deklaruar se nga data 1 prill do të hyjë në fuqi marrëveshja midis Ukrainës dhe Shqipërisë e cila do çojë në heqjen e vizave për qytetarët e të 2 shteteve.

Kjo marrëveshje ishte nënshkruar në 6 nëntor të 2016 nga  ministri i jashtëm Ukrainian Pavlo Klimkin dhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati,

Vadym Kostiuk e ka bërë të ditur lajmin në llogarinë e tij në Facebook, ku ndër të tjera shkruan:

“Më 1 prill 2017, do të hyjë në fuqi marrëveshja midis Këshillit të Ministrave të Ukrainës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, për anulimin e ndërsjellë të kërkesave për viza, nënshkruar në Tiranë më 4 nëntor të vitit 2016”.

Article Logic
Execution time: 0.0035500526428223