INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky është studimi më i ri që zbulon sekretin e lumturisë. Do habiteni!

Ky është studimi më i ri që zbulon sekretin e lumturisë. Do habiteni!

Publikuar më: 11:03 06-08-2018
Disa njerëz thonë se është ndjenja e lartë e  gëzimit.
Të tjerë, sipas intv.al  thonë se ka të bëjë me paqen e brendshme. Por një studim 75-vjeçar i Harvardit mbi lumturinë nxjerr një përfundim tjetër.
Ky studim ka ndjekur jetën e dy grupeve të njerëzve për të kuptuar se si përvojat e fëmijërisë kanë ndjenja subjektive të mirëqenies dhe lumturisë. Pra, çfarë ka gjetur studimi?
 
Nëse mendoni se fama ose paraja sjell lumturi, ju jeni gabim. Sipas profesorit kryesor të studimit, Ëaldinger, janë lidhjet në jetën tonë që e bëjnë jetën me vlerë të jetesës. Më tej ai ka shtuar: 
"Mesazhi më i qartë që marrim nga ky studim 75- vjeçar është kjo: marrëdhëniet e mira na mbajnë më të lumtur dhe më të shëndetshëm".
Me fjalë të tjera, një gjë që ne duhet  të bëjmë për një jetë të lumtur është të mbajmë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin.
Marrëdhëniet janë shtylla kurrizore e njerëzimit. Sigurisht, gjërat kanë evoluar dhe ndryshuar gjatë viteve, por esenca pse ne kthehemi tek njëri-tjetri është ende atje. Ne ndërtojmë marrëdhënie për, sigurinë, dashurinë, pranimin, fisin, komunitetin dhe kontributin.
Sipas Robert Waldinger, drejtor i Studimit të Harvardit për Zhvillimin e të Rriturve, në veçanti, "marrëdhëniet" e mira, kontribuojnë në lumturinë tonë të përjetshme. Mund të jeni të prirur të mendoni se paratë mund t'ju bëjnë të lumtur, por e vërteta është se paraja është vetëm kënaqësi nëse keni dikë që t’i  shpenzoni. Në botën e mediave tona sociale, mund të jetë e lehtë të biesh për iluzionin se të kesh miliona ndjekës në Youtube ose Instagram do të thotë që ke marrëdhënie të mira me shumë njerëz.
 
Pra, edhe fama dhe pasuria nuke konkurojnë bisedën e këndshme  me një mik të vjetër. Ky studim epik zbuloi se kur kemi njerëz ku mund të mbështetemi, ne jemi më të relaksuar dhe më të sigurt në jetën tonë.
Burimi: Hack Spirit
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0037500858306885