Sipas raportimeve të fundit, thuhet se deri tani janë gjashtë persona të vrarë dhe dhjetë të plagosur nga sulmi në një qendër tregtare në Munih. Mediat ndërkombëtare kanë shfaqur edhe pamjet e para të njërit nga sulmuesit, pasi që besohet se janë tre sulmues.
Njëri nga sulmuesit është parë duke shtënë me revole në drejtim të kalimtarëve pranë qendrës tregtare. Deri tani nuk raportohet për kapjen ose vrasjen e sulmuesve. Mediat gjermane, raportojnë për 15 persona të vrarë nga të shtënat në Munih.
Sipas disa burimeve të Muencher Abendzeitung të Gjermanisë thuhet se 15 persona janë vratë nga të shtënat më armë në qendrën tregtare në Munih, mirëpo ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtarë nga policia, raporton The Guardian.