IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Ky është trendi më i ri i selfie-ve  [FOTO]

Ky është trendi më i ri i selfie-ve [FOTO]

Publikuar më: 17:26 12-10-2016

 Është çështje kohe!

Tendenca më e re e cila tingëllon disi qesharake, është të bërit selfie me celularin e hedhur në ajër.

Për të gjithë ju që mednonit se selfie-t ishin  thejsht një modë që kalon, duhet të përgatiteni për t’i gëlltitur fjalët tuaja.

Selfie-t janë vazhdimisht në evoluim, qoftë për mirë apo për keq.

Në fillim ishte mania e “duk-face” (fytyrë rosak) apo fytyrë peshk, por tani selfiet kanë ngritur lojën e tyre. Kjo sepse tani nuk mjafton vetëm të fryni buzët dhe të aplikoni filtrat.

Tani high-five selfie, është këtu.

Mendja pioniere që fshihet pas kësaj  selfie është inxhinieri  në Universitetin e Karolinës veriore, Seth Shneider.

Si personi që solli trendin e ri të selfie-ve, Seth shkroi:” Sot është dita kur ndihem më krenar se kurrë në jetën time. Sot arrita me sukses t’i bëj një foto vetes teksa po bëja një “high-five” me duar.

Tani të gjithë ata që disponojnë një Smartphone, mund t’ia shijojnë suksesin kësaj lavdie.

Seth thjesht po zbavitej duke luajtur me telefonin teksa papritur bëri shkrepjen që  më vonë e cilësoi si shpikësin  e kësaj selfie.

Për të gjithë ju që po mendoni se ka ndodnjë metodë për të bërë një selfie të suksesshme, ai thotë se e bëri atë pa vendosurt opsionin “Timer”

Kjo metodë nuk  ka ndonjë teknikë të veçantë. Ju thjesht duhet të tregoheni të shpejtë dhe të shtypni butonin. 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0036869049072266