INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky është trendi që po i ''çmend'' të gjithë në INSTAGRAM, por ju sugjerojmë të mos e provoni [FOTO]

Ky është trendi që po i ''çmend'' të gjithë në INSTAGRAM, por ju sugjerojmë të mos e provoni [FOTO]

Publikuar më: 22:20 17-07-2018

Rrjetet sociale janë bërë një pjesë e pandarë e jona dhe fatkeqësisht e kemi shumë të vështirë të ndahemi nga to. Pavarësisht se na marrin shumë kohë dhe janë bërë pothuajse të gjitha njësoj, prapë i kushtojmë një rëndësi shumë të madhe.

Është bërë e zakonshme tashmë në të gjithë botën që një stil i veçantë, të kthehet në trend nëpërmjet rrjeteve sociale, sidomos Instagram-it, rrjetit më të madh të shpërndarjes së fotografive.

E trendi i fundit është “#slime”, për materialin që shkrin (në duar, përdoret edhe si antistres apo si lodër për fëmijët, pa e ditur çfarë rreziku përmban.

E për të parë nëse është kthyer në trend apo jo mjaton të shihni se sa persona e kanë përdorur si hashtag, por ekspertët janë shprehur se këto lloj lodrash kanë më shumë disavantazhe sesa të japin kënaqësi. Do thoni ju pse? Sepse në përbërje të tyre ka nivele të larta kimikatesh dhe që e bëjnë të ngjitshëm dhe në versione të ndryshme ngjyrash. Të vjellat, dhimbjet e barkut apo alergji të ndryshme janë vetëm disa nga efektet anësore që vijnë nga kjo lodër në dukje argëtuese.

TERNsd.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036211013793945