INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Ky është turp'', Noizy u tregon studentëve si arrihet zgjidhja, ata ''e kryqëzojnë'': Ke marrë MILIONAT vetëm për...[FOTO]

''Ky është turp'', Noizy u tregon studentëve si arrihet zgjidhja, ata ''e kryqëzojnë'': Ke marrë MILIONAT vetëm për...[FOTO]

Publikuar më: 19:19 16-12-2018

Studentët vijojnë t’i qëndrojnë stoik kërkesës së tyre! Në ditën e 12-të të protestës, ata kërkojnë nga kryeministri Edi Rama të firmosë kërkesën me tetë pika në lidhje me Arsimin e Lartë. Ndërsa, Rama bën thirrje në rrjetet sociale që të dialogojnë. Edhe reperi Noizy, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me këtë situatë, pas këmbënguljes së disa prej fansave të tij. Sipas reperit të hitit “Toto”, zgjidhja është vetëm dialogu.

“Dhe në Shqipëri, duam s’duam, ka një të parë shtëpie, fundja fundit vetë e kemi zgjedh. Tani nëse une do doja disa ndryshime do bëja çmos ta ulja babën ose të zotin e shtëpisë për të biseduar se si mund t’ia dalim mbanë! Ndaj për Zotin nuk po e kuptoj se PSE dhe CFARË të keqe ka të uleni dhe të veni pikat mbi i”, shkruan Noizy në një shënim në Instagram.

Noizy bën thirrje që studentët të marrin vendime, larg përshpëritjeve të partive politike në Shqipëri.

“Më vjen sinqerisht keq për të gjithë ata student të shkretë që me të vertetë i duan këto ndryshime pa ndikimin e politikës. Pa marrë parasysh as PD as PS, mblidhini forcat dhe largoni njerëzit që ju pëshpërisin pas veshit. Të pakten kjo qeveri nuk po ju vret mes protestës dhe të mos mbajë asnjë njeri përgjegjësi”, – përfundon reperi.

Sigurisht që kishte disa fansa që ishin dakord me reperin, por pjesa më e madhe e tyre e kundërshtuan në komente madje duke i bërë thirrje reperit të mos merret me politikë, por me muzikë.

moss.jpg

milion.jpg

mf.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035820007324219