Siç edhe dihet, Elvana Gjata i ka kaluar këto ditë të nxehta vere në Mykonos.
Pak ditë më parë, ajo u ndesh atje me modelen e famshme shqiptare, Emina Cunmulaj. Por ndërsa Emina i ka zhvendosur pushimet në vendlindje, në Mal të Zi, Elvana vazhdon duke lëvizur nëpër vende të tjera. Dhe rastësia këtë radhë i ka rezervuar një surprizë tjetër. Në një nga partyt, si duket të zhvilluara në Mykonos, ajo është takuar me këngëtarin e njohur, Eros Ramazzoti. Në videon e postuar në Instastorien e Elvanës, këngëtari shfaqet me mikrofonin në dorë dhe kapelen e Elvanës me pupla në kokë. Duket se ka qenë pikërisht ajo që i ka tërhequr vëmendjen dhe e ka drejtuar tek këngëtarja shqiptare e cila shkruan "Grande Eros". Një rastësi e bukur kjo që akoma më e bukur do të bëhej nëse do të përfundonte me një bashkëpunim duke qenë se Elvana po synon karrierë ndërkombëtare tani./intv.al/