Party-t vazhdojnë, dhe ndër më të bukurat në Tiranë janë padyshim ato të Electronic Beats.
Duke nisur nga kjo e shtunë në mbrëmje, Telekom Electronic Beats prezanton IN-STORE SESSIONS. Një seri eventesh ekskluzive me DJ vendas dhe ndërkombëtarë të muzikës elektronike në @Telekom Community Store në ish-Bllok.
IN-STORE SESSION i parë do të jetë këtë të shtunë në orën 21:00 me DJ berlinezë Max Graef dhe Glenn Astro back to back, nën suportin e DJ Electroon.
Sikundër muzika, pijet dhe argëtimi janë dhuratë e Telekom, por vendet janë te limituara. Nxito të aplikosh për ftesën tënde në www.electronicbeats.com.al/sessions dhe bashkë shihemi atje!