INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky fenomen ndodh çdo 150 vjet, ja çfarë pritet të ndodhë në 31 Janar

Ky fenomen ndodh çdo 150 vjet, ja çfarë pritet të ndodhë në 31 Janar

Publikuar më: 18:19 03-01-2018

Ju informuam dy ditë më parë së më datë 31 Janar pritet të ndodhë eklipsi i plotë hënor ose ajo që ndryshe quhet “Hëna e përgjakur”.

Ky fenomen përkon edhe me “Hënën blu”, që do të thotë se është hera e dytë brenda një muaji kur hëna do të jetë e plotë. Për vitin 2018, fenomeni “Hëna blu” do të ndodhë dy herë.

Por, është hera e parë në 150 vjet që eklipsi i plotë hënor përkon me “Hënën blu”, sipas faqes Space.com. Këtë fenomen të dyfishtë, disa e kanë quajtur “Superhëna blu e përgjakshme”.

Në rastin e “Hënës blu”, emërtimi nuk përkon me përmbajtjen. Nuk do të thotë se hëna do të marrë pigment blu, por emri është vendosur i tillë pasi është hëna e dytë e plotë në një muaj të caktuar të vitit. Kësaj radhe, ngjyra do të ndryshojë, por nuk do të jetë blu. Do të jetë e kuqërremtë sepse gjatë një eklipsi hënor Toka shtrihet mes Diellit dhe Hënës, duke bllokuar dritën që godet sipërfaqen hënore.

Article Logic
Execution time: 0.0034110546112061