INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky fjalim i Madonës për seksizmin dhe kundër urrejtjes ndaj femrave nuk duhet humbur [VIDEO]

Ky fjalim i Madonës për seksizmin dhe kundër urrejtjes ndaj femrave nuk duhet humbur [VIDEO]

Publikuar më: 12:23 13-12-2016

E zgjedhur si 'Gruaja e vitit' në “Billboard Women Music Event”, Madona ka dhënë një fjalim epik ndërsa merrte çmimin.

58 vjeçarja ikonë e muzikës, ka rrëfyer të gjitha vështirësitë që ka hasur gjatë karrierës së saj përgjatë 34 viteve në shoëbizz. "Faleminderit që e vlerësuat aftësinë për ta vijuar karrierën time kaq gjatë edhe përballë seksizmit të shfaqur hapur, diskriminimit ndaj femrës, talljeve dhe abuzimit të pafund",  është shprehur këngëtarja.

Më pas, ajo u tregua e hapur përpara audiencës edhe për vitet e para në Neë York kur ishte përdhunuar nën kërcënimin e thikës, vjedhur kaq herë sa ajo thjesht nuk e mbyllte më derën dhe kur kishte humbur të gjithë miqtë që kishte nga AIDS apo dhuna me armë. Legjenda Madona, kaloi nga këto kohë të vështira për të treguar se si ishte të ishe një femër jo vetëm në industrinë e muzikës,  por edhe në një shoqëri patriarkale.

"Nuk ka asnjë rregull për të ndjekur nëse je mashkull,  por nëse je femër,  ti duhet të 'luash lojën',  tha ajo. Në vazhdim,  krahasoi eksperiencën e saj kontraversale me seksizëm të shfaqur dukshëm me atë të kolegut, Prince, që bënte saktësisht të njëjtën gjë. "Unë thashë;  “Prisni pak, a nuk po lëviz Prince me taka dhe buzëkuq lart e poshtë dhe duke nxjerrë të pasmet në pah? Po sigurisht,  por ai ishte një mashkull. Aty e kuptova vërtet që femrat nuk kanë të njëjtën liri si meshkujt".

Madona e mbylli fjalimin e saj epik duke falenderuar të gjithë ata që e kishin tallur gjatë karrierës pasi ishin pikërisht ata dhe rezistenca e tyre që e kishin bërë gruan e fortë, luftëtare që është sot

Article Logic
Execution time: 0.0037670135498047