Ato të dyja dikur ishin rivale sepse kanë patur të njëjtin mashkull, por sot gjërat kanë ndryshuar.
Pas lidhjes së gjatë që pati me Rihanna, Chris Brown u lidh me nj tjetër bukuroshe, Karrieche-n. Që aty marrëdhënia mes saj dhe këngëtares ka qenë mjaft e acaruar . Vajzat ishin në një “luftë të heshtur me njëra-tjetrën” dhe në të njëjtën mënyrë edhe e shfaqnin këtë armiqësi.
Por Chris u nda edhe nga Karrueche duke qenë se kjo e fundit nuk e përballoi gabimin e këngëtarit duke u bërë me fëmijë nga një tjetër femër ndërkohë që ishin bashkë. Tashmë ajo ka një marrëdhënie të acaruar me ish-in e saj ndërkohë që gjesti i fudnit tregon që Rihanna-s nuk i mban më mëri. Karrueche ka zgjedhur një palë shapka Puma të linjës së dizenjuar nga vertë Riri, Fenty X Puma dhe madje i ka postuar ato në Snapchat.
Një gjest mjaft i këndshëm ky nga ana e modeles dhe aktores.