Në pamje të parë duket si një video e thjeshtë me një kërcimtare që rrotullohet.
Por në fakt është një iluzion optik që për disa tregon se sa të zgjuar jeni. Kjo video luan me perceptimin vizual të trurit, ku disa e shohin balerinën duke u rrotulluar në kahun orar, disa në kahun anti-orar, madje edhe të tjerë që i shihnin të dyja. Për vite me radhë kjo figurë që rrotullohet është përdorur test inteligjence dhe për të përcaktuar se cilin krah i trurit tuaj është dominant, i majti që është më logjik me aftësi matematike apo i djathti që është më i dhënë pas kreativitetit. Në rast se e shihni në kahun anti-orar ju përdorni më shumë pjesën e majtë të trurit ndërsa nëse e shihni në kahun orar përdorni më shumë pjesën e djathtë. Por në rast se i shihni të dy rrotullimet, mund të jeni një gjeni i vërtetë.