I pandreqshmi Justin Bieber di si të ua rifitojë zemrat fansave. Pas atij grushtit që i dha fansit në fytyrë, Bieber ka postuar një video të çmendur në Snapchat ku me sy të stërzmadhuar, syze gjigante dhe pa bluzë, belbëzon fjalët e Taylor Swift në këngën “I Knew You Were Trouble”.
A thua vallë Justin po i dërgon një “mesazh” Taylor. Ndoshta 22 vjeçari realisht e pëlqen këngën, dhe ashtu si ne, edhe atij i pëlqen të kërcejë, këndojë me këngën e preferuar. Fundja nuk është hera e parë që këndon këngët e Taylor.
Hey Justin! Video të tilla i admirojmë shumë!