Askush nuk e feston ditëlindjen si familja Kardashian. Çdo vit ditëlindja e dikujt kthehet në një festë që nuk harrohet lehtë. Këtë herë motra më e vogël, Kylie festoi 20 vjetrin e saj ditën e djeshme.
Si gjithmonë, Kylie dukej në formë fantastike, veshur e gjitha me të bardha, por ky nuk ishte i vetmi detaj që “vodhi” vëmendjen e festës. Ishte në fakt skulptura e akullit në formën e të pasmeve, një simbol ky i famshëm mes motrave Kardashian.
Ndërkohë që festa kishte çdo gjë që një vajzë do ëndërronte (tullumbace dhe një shatërvan prej çokollate), kjo skulpturë e çoi atë në një tjetër nivel. Ja, hidhini një sy vetë, jemi të sigurt se e keni humbur këtë detaj.