Singëlli i ri i Joe Jonas dhe bandës së tij DNCE ka ardhur më i nxehtë se kurrë.
Kjo sepse në këtë klip të sapopublikuar shfaqen një pjesë e mirë e ëngjëjve të Victoria’s Secret. Video titullohet “Body Moves” dhe sigurisht që në të ekspozohen linjat perfekte trupore të bukurosheve, të cilat nën ritmet e muzikës së DNCE kërcejnë të veshura vetëm me të brendshme. Supermodele si Sara Sampario, Taylor Hill apo Josephine Skriver shfaqen krah për krah teksa ecin në rrugët e New York-ut duke u argëtuar nën shoqërinë e njëra-tjetrës!