Lidhja e tyre ishte një ndër zbulimet e kësaj vere.
Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka reaguar për të pranuar apo mohuar diçka, Klea Huta dhe Elgit Doda janë fotografuar duke drekuar bashkë më Himarë.
Pas kësaj, Klea është pyetur nëse ka ndonjë histori me Elgitin dhe përgjigjia e saj ka qenë: “As po, as jo”.
Edhe pse të gjitha detajet e veprimeve të tyre na shtyjnë të besojmë se janë të lidhur, Elgiti sjell deklaratën e papritur.
Producenti teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Oktapod” është pyetur nëse ishte në një lidhje me këngëtaren.
“Jo, jemi në fazë njohjeje. S’do të thotë që dy njerëz që drekojnë bashkë janë domosdoshmërisht të lidhur,” shprehet Elgiti i cili pranon se ata po kalojnë në një fazë më të avancuar të njohjes.
Ishim më të qartë për llojin e marrëdhënies së tyre ende pa reaguar këngëtari i cili tani na bëri paksa konfuzë.