Nuk ka dyshim që Dua Lipa është kthyer në një prej këngëtareve tona të preferuara, dhe kjo jo vetëm prej origjinës së saj shqiptare por dhe prej talentit dhe look-ut të saj.
Dhe mund të themi se bashkë me të dashurin e saj model Isaac Carew, ata janë një prej çifteve më të përzemërta për ne.
Në vizitën e saj më të fundit në Kosovë për Sunny Hill Festival, edhe Isaac shoqëronte Duan dhe mund të themi duke filluar nga përpjekjet e tij për të kërcyer e kënduar shqip si dhe me komentet e tij për Kosovën ndaj një ndjekëseje që i shkroi “Welcome in Serbia”, mund të themi se Isaac na ka fituar zemrat po aq sa dhe Dua.
Sikur mos të mjaftonin këto, ajo çka e ka bërë modelin akoma dhe më të dashur për ne janë mardhëniet kaq të afërta që aim ban me familjarët e Duas.
Së fundmi motra e vogël e këngëtares, Rina Lipa ka postuar një foto në Instagram teksa po vizitonte Muzeun e Arteve në New York.
Isaac ka shkruar :
“Cute tourist alert” (Kujdes! Turiste e lezetshme).