Deri tani dinim marrëdhënien e mirë mes Lorit dhe kunatit të saj Ledion Liços, por mësuam që edhe dy dhëndurët e familjes Hoxha kanë një marrëdhënie për t’u marrë shembull.
Këtë e zbuluam nga një koment i moderatorit të Top Channel i bërë në foton e fundit të postuar nga Visi ku shfaqet mbi motorr, i veshur me një pulovër Gucci.
“O Visi, o djalë me shije”, -i shkruan Ledioni duke e komplimentuar për shijet në veshje. Dhe përgjigja e Visit ka qenë po aq miqësore: “Flm o yll bote”.