INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Ky makth i tmerrshëm ...' Barbana Dini rrënqeth me dedikimin emocionues për Ergin në ditën e lindjes [FOTO]

'Ky makth i tmerrshëm ...' Barbana Dini rrënqeth me dedikimin emocionues për Ergin në ditën e lindjes [FOTO]

Publikuar më: 12:37 15-10-2018

Dy vite më parë këngëtari i njohur Ergi Dini humbi jetën në një aksident fatal në Tiranë. Vdekja e këngëtarit të talentuar tronditi mbarë opinionin publik. Ndërsa vazhdimisht e motra e Ergit, Barbana Dini prek publikun me postimet e saj për vëllain e humbur.

Ditën e sotme Barbana ka prekur zemrat e shqiptarëve me dedikimin për të vallain në ditën e tij të lindjes. Sot Ergi Dini do të mbushte 24 vjeç, por aksidenti fatal i dy viteve më parë ia preu atij jetën në mes.

“Çdo vit mezi prisja orën 00.00 të kësaj nate për të uruar ditëlindjen! Sot është ditëlindja jote e 24! Po bëhen 2 vite që pres të “zgjohem”nga ky makth i tmerrshëm. Ishe gjëja më e bukur që më ndodhi në këte jetë por edhe dhimbja më e madhe...nuk u ngopem me ty! Ke qenë je dhe do te mbetesh dashuria ime më e madhe, pika ime e dobët! Nuk do mundem kurrë ta pranoj humbjen tënde Ergi...”, shkruan Barbana në një postim në Instagram.

 

Article Logic
Execution time: 0.0045108795166016