Këtë herë ai nuk është arratisur dhe as i kanë hack-uar rrjetet sociale.
Këtë herë Stresi ka festuar ditëlindjen dhe si një djalë ekspresiv që është, ka dashur të ndajë disa emocione me ndjekësit. Ai ka postuar në Instagramin e tij urimin më të bukur që ka marrë në orët e para të mëngjesit, kur edhe sapo ka bërë 30 vjeç. Ajo është pikërisht vajza që ka në krahë e cila e ka prekur reperin me fjalët e urimit.
Ndërkohë nuk ka munguar as falënderimi i tij : "Flm e dashura dhe e shtrenjta ime. Ti je arsyeja që unë jam sot njeri me fat .My Love", duke na bërë të mendojmë se kjo mund të jetë dashuria e vërtetë e 30 vjeçarit.