INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky mund të jetë fundi i flokëve të rëna dhe thinjave, ja shpikja e re

Ky mund të jetë fundi i flokëve të rëna dhe thinjave, ja shpikja e re

Publikuar më: 11:30 08-05-2017

Pikasja e thinjës së parë është një rit jete për të të gjithë.

Por sipas një studimi të një grupi shkencëtarësh britanikë, gjenet e flokëve të thinjur mund të zhduken, çka do të thoit se gjeneratat e ardhshme nuk do ta kenë më markën shënjuese të procesit të plakjes.

Kërkimet e zhvilluara nga University College, në Londër kanë zbuluar gjenet përgjegjëse për flokët e thinjur dhe janë të bindur se shumë shpejt do të krijohen medikamentet ose produktet kozmetike për t’i zhdukur ato.

Flokët e thinjur krijohen nga pakësimi i melaminës, përgjegjëse për pigmentin e flokut, lëkurës dhe syve, çka i bën biondet më të çelura dhe brunet më të errëta.

“Është hera e parë që gjenet e daljes së thinjave janë identifikuar tek qenia njerëzore”, thotë Dr Kaustubh Adhikari, nga University College, Londër.

Edhe pse ‘fashionsitët’ janë përpjekur t’i kthejnë në modë flokët e thinjur, ky proces përjetohet nga shumica e njerëzve si një sinjal alarmi i plakjes.

Shkencëtarët kanë zbuluar se gjeni i quajtur IRF4 luan një rol thelbësor në ngjyrën e flokëve, por për herë të parë kanë mundur të zbulojnë lidhjen e tij edhe me procesin e daljes së thinjave.

“Prej kohësh njohim gjenet që janë përgjegjëse për rënien e flokëve dhe ngjyrën e tyre, por për herë të parë një gjen që lidhen me procesin e daljes së thinjave është zbuluar tek njeriu, ashtu si edhe gjene të tjera që kanë të bëjnë me dendësinë e këtij procesi”, – thotë drejtuesi i studimit, Dr Kaustubh Adhikari, UCL Cell & Developmental Biology.

Article Logic
Execution time: 0.0036690235137939