INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Ky nuk është një dëbim ndaj muslimanëve"! Trump mbron veten dhe..."i hedh fajin" Obama-s!

Publikuar më: 11:25 30-01-2017

Pasi mori vendimin që tronditi një botë të tërë, tani Donald Trump kalon në mbrojtje.

Presidenti i sapo-emëruar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbrojti vendimet e tij në mënyrën më të hapur të mundshme. Në mbrojtje të “vetos ekstreme” të urdhrit ekzekutiv, Presidenti Trump tha në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë se “nuk po i ndalon muslimanët që të futen në Amerikë”. Ai madje kaloi një pjesë të “fajit” në këmbët e ish-Presidentit Obama. “Politika ime është e ngjashmë me atë që Presidenti Obama bëri në vitin 2011 kur ndaloi vizat për të gjithë refugjatët nga Iraku për 60 ditë” tha Trump ndërkohë që bëri me dije se politika e tij do të zgjaste vetëm 90 ditë, pra gjysmën e kohës. Për sa i përket direktivat e Obamas, Daily Mail bën me dije se erdhën në përgjigje të një rreziku specifik terrorizmi, duke prekur vetëm refugjatët, ndërsa urdhri i Trump është shumë më i gjerë, duke përfshirë njerëz nga shtatë shtetet që donin të emigronin në Amerikë. 

donaldtru2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0023338794708252