INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky person ka bindur Cara Delevigne t'i rikthehet pasarelës [VIDEO]

Ky person ka bindur Cara Delevigne t'i rikthehet pasarelës [VIDEO]

Publikuar më: 14:42 07-12-2016

Cara Delevigne është rikthyer dhe këtë herë duket mahnitëse!

Modelja e kthyer në aktore e kthyer sërish në modele ka hapur ditën e djeshme sfliatën e Chanel Metiers d'Arts 2017 zhvilluar në hotelin Ritz në Paris. Bukuroshja 24 vjeçare është shoqëruar për herë të parë në pasarelë nga vajza e Johnny Depp, Lily-Rose depp, Sophia Ritchie dhe këngëtari Pharrell Williams. Kjo ishte hera e parë për Lily-Rose dhe Sofia-n të sfilonin për Chanel. Duhet të themi se stilisti i njohur i firmës së modës, Karl Lagerfeld, ka gjetur një kast modelesh mjaft të spikatura nga gjithë modelet e tjera që ishin të pranishme në shfaqjen e Victoria’s Secret pak ditë para. Gjithashtu na duhet të falenderojmë pikërisht atë që bindi një modele si Cara të rikthehej përsëri në skenë. Kujtojmë se Delevigne ka deklaruar muaj para se nuk kishte ndërmend të merrej me industrinë e modës për sa kohë ajo po kalonte një periudhë depresioni dhe vështirësie për të pranuar veten ashtu siç ishte. Përgëzime Cara!

Article Logic
Execution time: 0.0019969940185547